Shukri Buja reagon ashpër: Veterani i UÇK-së u rrëzua nga policia, për shtetin për të cilin derdhi gjak

Shukri Buja ka reaguar lidhur me protestën e djeshme në Prishtinë. Ai ka publikuar disa pamje ku shihet një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Ferizaj, i identifikuar si Gazmend Bytyqi.

Në postimin e tij, Buja ka shkruar: ‘’Serbia e goditi me plumba, por nuk arriti ta rrëzonte. Ai përballoi dhimbjen, plagët dhe tmerrin e luftës, sepse e dinte për çfarë po luftonte. Por sot, e rrëzoi dora e një polici të shtetit, për shtetin për të cilin ai dhe shokët e tij derdhën gjak.’’