Celine Dept shpërthen në lot pas eliminimit të Portugalisë; thellohet trishtimi si mbështetëse e Ronaldos

Celine Dept, influencere me miliona ndjekës në platformat sociale, u pa thellësisht e prekur dhe shpërtheu në lot pas eliminimit të Kombëtares së Portugalisë nga Kupa e Botës.

E njohur si një mbështetëse e zjarrtë e Cristiano Ronaldos, zhgënjimi i saj ishte edhe më i madh për shkak të lidhjes së fortë emocionale me yllin portugez.

Në videon e shpërndarë gjerësisht në platformat sociale, Dept shfaqet duke derdhur lot hapur.

Ajo shoqëroi videon me një mesazh prekës: “Nuk kam fjalë për ta. Faleminderit për gjithçka, Portugali. Faleminderit për gjithçka, Cristiano Ronaldo!” /Indeksonline/