**Durmishi i Vetëvendosjes: Shpresojmë për marrëveshje të shpejtë për zgjedhjen e presidentit**

Ardian Durmishi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka folur për çështjen e anëtarit të 11-të të KQZ-së, pasi u betua sot para Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu. Këto deklarata i raporton Ekonomia Online.

Durmishi tha se Vetëvendosje ka paraqitur kërkesën për të pasur një anëtar të tretë në KQZ, duke theksuar se vendimi përfundimtar për këtë çështje i takon ushtrueses së detyrës së presidentes.

“Po, kërkesën e kemi edhe për anëtarin e tretë, por do të vendosë ushtruesja e detyrës së presidentes”, theksoi Durmishi.

Ndërkaq, lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit, Durmishi shprehu shpresën se një marrëveshje do të arrihet sa më shpejt.

“Shpresojmë që sa më shpejt të arrihet marrëveshja”, shtoi ai.