Jim Curtis ka folur hapur për marrëdhënien e tij me aktoren Jennifer Aniston në një intervistë të re.

Ai tha se ka një “partneritet të vërtetë” me Aniston, 57 vjeç, dhe ndien “gëzim të vërtetë”. Curtis foli për marrëdhënien e tyre me gazetën britanike The Times në një intervistë të botuar më 12 shtator, transmeton Indeksonline.

Curtis shpjegoi se marrëdhënia e tyre u parapri nga muaj miqësie. “Në fillim ishim miq për muaj të tërë. Gjithçka zhvillohej më natyrshëm, më spontanisht dhe pa atë ndjesinë e spazmës. Në të kaluarën, shpesh kisha qëndrimin: ‘Kam nevojë që të jesh i dashuruar me mua…’. Nuk kërkoja më dashuri. Dhe çfarë ndiej tani? Ndihem me gëzim të vërtetë, prani, paqe dhe partneritet të vërtetë”, tha ai për marrëdhënien e tij me aktoren.

Revista People konfirmoi se Aniston dhe Curtis kanë qenë në një lidhje që nga korriku i vitit 2025. Që atëherë, ata janë shfaqur së bashku disa herë në publik dhe në rrjetet sociale.

Në nëntor të vitit 2025, Aniston postoi një foto të tyre së bashku në Instagram me mbishkrimin “jeta ime”. Më herët këtë muaj, më 2 shtator, çifti u shfaq në New York për të promovuar librin e ri të Curtis, Libri i Mundësisë.

The Times raporton se Aniston e ndoqi Curtis në Instagram për ca kohë përpara se lidhja të bëhej publike. Në maj të vitit 2025, ajo postoi një foto të librit të tij të vitit 2024, Shift: A Quantum Manifestation Guide. Dy muaj më vonë, çifti u fotografua së bashku në një jaht./Indeksonline/