Ish-futbollisti anglez, David Beckham, ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në rrjetet sociale, ku shfaqet me fytyrë pak të ënjtur pas një trajtimi dentar.
Në postimin e publikuar, Beckham ka bërë të ditur se ënjtja është pasojë e punimeve të tjera dentare, por ka theksuar se gjendja e tij po përmirësohet, shkruan IndeksOnline.
“Fytyrë pak e ënjtur nga punimet e tjera dentare, por po bëhem më mirë”, ka shkruar Beckham në mbishkrimin e fotografisë.
Ish-kapiteni i Kombëtares së Anglisë e ka shoqëruar postimin me një fotografi bardhezi, ndërsa ndjekësit e kanë vërshuar me mesazhe urimi për shërim të shpejtë.
