Enzo Maresca është trajneri i ri i Manchester Cityt.

Italiani, do të jetë zëvëndësuesi direkt i Pep Guardiolës, ku do të tentojë të replikojë suksesin e paraardhësit.

Pas kësaj marrëveshje, Chelsea doli me një reagim rreth kësaj çështje duke thënë se ishin ndjerë të zhgënjyer me largimin e tij, i cili erdhi në mes të sezonit të kaluar.

Mirëpo “Blutë”, do të marrin një kompensim prej 17 milionë funtash nga City për italianin, i cili kishte një kontratë aktive me Chelsean edhe pse ishte larguar.

Mbetet të shihet se a do të ketë sukses te City./IndeksOnline/