Chelsea vazhdon të forcohet, siguron mbrojtësin francez
Skuadra e Chelseat po vijon me lëvizjet e saj aktive në tregun e transferimeve, duke realizuar goditjen e tretë të rëndësishme. “Blutë e Londrës” kanë arritur marrëveshjen me Crystal Palace për transferimin e mbrojtësit Maxenxe Lacroix, shkruan IndeksOnline.
Bëhet e ditur se mbrojtësi francez ka përfunduar tashmë vizitat mjekësore, ndërsa klubet kanë shkëmbyer të gjitha dokumentet e nevojshme për finalizimin e marrëveshjes.
Chelsea ka paguar plot 55 milionë euro në arkat e Crystal Palace për të siguruar shërbimet e Lacroix.
Ky është transferimi i tretë për ekipin londinez gjatë kësaj periudhe, pas afrimeve të Marco Palestra dhe Morgan Rogers.
