**Vlora Çitaku kritikon emërimet e reja të Kurtit: Mentalitet abuzues ndaj shtetit**
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me emërimet e fundit të zëvendësministrave, të kryera nga kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ajo theksoi se këto veprime “nuk përbëjnë funksionim institucional” dhe se paraqesin “një mentalitet abuzues ndaj shtetit”.
