Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, duke realizuar gol në ndeshjen e parë të Rubin Kazanit në elitën e futbollit rus.

Rubin Kazani kaloi në epërsi 1:0 ndaj Krasnodarit falë golit të Dakut në minutën e 13-të. Sulmuesi kosovar realizoi një gol të bukur, duke u bërë protagonist që në start të kampionatit.