Janë bërë publike pamje të reja që hedhin dritë mbi momentin e nisjes së zjarrit masiv që përfshiu një pjesë të konsiderueshme të një pallati 12-katësh në Tiranë, pak ditë më parë.

Videoja e shpërndarë tregon se flakët kanë nisur nga mbeturinat pranë një marketi, i cili ndodhet në katin përdhes të ndërtesës, duke u përhapur me shpejtësi.

Zjarri i fuqishëm, i cili shpërtheu të martën e kaluar, shkrumbuan plot 30 banesa, duke lënë dhjetëra familje pa strehë. Këto detaje janë raportuar nga Klankosova.tv.