Lutfi Dalipi është një nga talentët më premtues shqiptar.

Me Vaduzin ai po tregon formë të lartë, ku edhe gjatë kësaj dite ka shënuar një gol alla Ronaldinho, duke kaluar lojtarët një nga një dhe më pas bëri një finalizim perfekt.

Dalipi, ende nuk ka vendosur se cilën kombëtare do ta përfaqësojë pasi që ka 4 opsione si Kosova, Shqipëria, Zvicra si dhe Portugalia pasi që nëna e tij është portugeze.

Por fatkeqësisht goli i Dalipit nuk i bëri hajr Vaduzit, pasi që u mposhtën nga Servette me rezultat 2-1./IndeksOnline/