Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Ahmeti, është bërë pjesë e protestës masive disa-ditore, në Tiranë.

Ahmeti publikoi një fotografi të turmës që po proteston në sheshin kryesor të kryeqytetit shqiptar, raporton IndeksOnline.

Fotografisë, Ahmeti ia bashkëngjiti këngën “Shqipëri, o nëna ime”.

Ndonëse pas numërimit të rregullt, Ahmeti nuk fitoi ulëse në Kuvend, me formimin e kabinetit qeveritar – atij do t’i lirohet rruga për t’u bërë deputet.

Kujtojmë se tash e disa ditë, në Tiranë po protestohet kundër ndërtimeve në Sazan.