Detaji që Konfirmoi Fundin e Miqësisë mes Taylor Swift dhe Blake Lively

Mes shumë emrave të njohur që morën pjesë në një ngjarje të rëndësishme të jetës së Taylor Swift, ku ishte i pranishëm edhe partneri i saj, Travis Kelce, ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e ish-mikeshës së saj të ngushtë, Blake Lively. Kjo mungesë ka ngritur dyshime për përfundimin e miqësisë mes dy yjeve.

Sipas një burimi pranë Taylor Swift, miqësia mes tyre ka marrë fund pasi këngëtarja u përfshi, në mënyrë të tërthortë, në mosmarrëveshjen ligjore të Blake Lively me Justin Baldoni.

“Swift ndodhet në një fazë tjetër të jetës së saj dhe dëshiron të rrethohet vetëm nga njerëz të besueshëm dhe që i ofrojnë qetësi. Është për të ardhur keq, pasi ajo dhe Lively kanë qenë shumë të afërta, por Swift nuk beson se kjo marrëdhënie mund të rregullohet. Për të, kjo miqësi ka marrë fund përfundimisht,” tha burimi.

Sipas të njëjtit burim, Taylor dikur shpresonte se marrëdhënia e tyre do të rikuperohej pas zbutjes së tensioneve, por situata vetëm sa u përkeqësua.

“Ajo mendonte se me kalimin e kohës gjithçka do të qetësohej, por një sërë ngjarjesh të tjera e bënë rikthimin e miqësisë edhe më të vështirë. Nuk ishte thjesht një incident i vetëm, por grumbullimi i shumë faktorëve. Kur po planifikonte një ngjarje kaq të rëndësishme, Swift kuptoi se nuk dëshironte një energji të tillë në një moment kaq thelbësor të jetës së saj,” shtoi burimi.

Nga ana tjetër, një burim pranë Blake Lively bëri me dije se aktorja është e zhgënjyer dhe e zemëruar që nuk u ftua në këtë ngjarje.

“Ajo dëshironte të ishte e pranishme dhe u ndje keq që u përjashtua. Shpresonte se miqësia që kishin ndarë dikur do të mjaftonte për të merituar një ftesë, por kjo nuk ndodhi. Nëse kishte mbetur ndonjë shpresë për pajtim, ajo tani është shuar përfundimisht,” shtoi burimi.