Moti sot: Diell e vranësira, temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale.

Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ditore pritet të arrijnë 22 deri në 25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.