Dita e 42-të e protestës në Tiranë: Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”
Sot shënohet dita e 42-të e protestës përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të të gjithë klasës politike.
Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pritet të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, bën me dije Top Channel. Ndër kërkesat e tyre janë edhe krijimi i një qeverie teknike dhe largimi i elitës politike aktuale.
Sot është thirrur një protestë kombëtare, e cila ishte njoftuar edhe një ditë më parë gjatë tubimit të djeshëm.
Pas fjalimeve dhe thirrjeve, protestuesit pritet të nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit.
