**Zbulim shpresëdhënës: Niacina, një përbërës i djathit, tregon efikasitet kundër kancerit në studime paraprake**
Një studim i ri i realizuar në Universitetin e Miçiganit ka sjellë shpresë në luftën kundër kancerit, duke zbuluar se niacina, një peptid i prodhuar nga bakteri Lactococcus lactis – i cili gjendet në produkte bulmeti si djathërat çedar, brie, camembert, si dhe në disa lloje sallamrash – ka zvogëluar ndjeshëm tumoret kancerogjenë te minjtë.
Studimi, i botuar në revistën “Journal of Applied Microbiology”, tregoi se ky konservues natyror shkatërroi 70-80% të qelizave kancerogjene brenda nëntë javësh. Kjo ndodhi pasi minjtë morën atë që studiuesit e quajtën një “solucion niacine”. Minjve iu dha një version i pastër dhe i kondensuar i niacines, një sasi rreth njëzet herë më e madhe se ajo që do të merrte një njeri duke konsumuar djathë. Ndërsa kjo dyfishon efikasitetin, do të thotë gjithashtu se doza për njeriun do të ishte e barabartë me marrjen e 20-30 pilulave të niacines në ditë, një sasi e konsiderueshme.
Përveç potencialit kundër kancerit, hulumtuesit theksojnë se niacina është efikase edhe në luftën kundër baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Deri më tani, përveç bakterit MRSA (Staphylococcus aureus rezistent ndaj meticilinës) që ka treguar rezistencë ndaj këtij konservuesi natyror, nuk është gjetur asnjë bakter tjetër rezistent. Për më tepër, niacina ka aftësinë të shkatërrojë kolonitë e baktereve që në raste të tjera mund të formonin struktura të forta, shumë rezistente ndaj antibiotikëve.
Megjithëse përfundimet e studimit janë shpresëdhënëse, ato janë ende në një fazë të hershme kërkimi. Sipas specialistëve, është ende herët për të thënë me siguri nëse niacina do të ketë të njëjtin efekt te njerëzit. Gjithsesi, ky zbulim tregon se jemi afër gjetjes së një mënyre natyrale për të luftuar kancerin dhe infeksionet e rrezikshme bakteriale.
