Skuadra e Dritës ka mësuar kundërshtarin për raundin e parë kualifikues të Champions League.
Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën nga Lituania, Kauno Zalgiris, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani ka komentuar shortin e hedhur duke thenë se nuk ka njohuri të duhura për skuadrën kundërshtare, por do të përgatit ekipin në menyrë më të mirë.
“Një ekip që nuk e njohim, por kemi kohën e duhur për ta përcjellë kundërshtarin dhe për ta përgatitur ekipin tonë në mënyrën më të mirë për t’u përballur me këtë ekip. Një përparësi e shoh te kundërshtari, sepse atje luhet kampionati dhe padyshim që ata janë në një formë më të mirë se ne, mirëpo kur bëhet fjalë për këtë kompeticion, ndonjëherë edhe freskia është shumë e mirë.”, ka thënë Zekrija Ramadani./IndeksOnline/
