Driton Selmanaj reagon me postim në Facebook pas mbetjes jashtë Kryesisë së LDK-së
Driton Selmanaj, ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit dhe ish-anëtar i Kryesisë, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi partia më e vjetër në vend shpalli përbërjen e re të udhëheqësisë.
Selmanaj, i cili më parë ka qenë pjesë e strukturave udhëheqëse të partisë, nuk figuron në listën e re të Kryesisë.
Në postimin e tij në platformën sociale, ai ka shkruar shkurt “LDK”, shoqëruar me një fotografi.
