Skuada e FC Thun është shpallur kampion i sezonit 2025/26 në Superligën e Zivicrës.
Pas fitores së Sionit 0:3 ndaj St Gallenit, tashmë edhe matematikisht, Thun është kampioni i këtij sezoni në elitën e futbollit zvicran, shkruan Indeksonline
Në skuadrën e Thun luajnë dy lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Kastriot Imerin dhe Valmir Matoshin.
Të dy luajtën një rol të jashtëzakonshëm në fitimin e këtij trofeu.
Kujtojmë që Thun ka 74 pikë në 35 ndeshje këtë sezon./Indeksonline/
