Java e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me dy ndeshjet e fundit.

Ballkani do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën, në një përballje me dy objektiva krejt të kundërta.

Aktualisht, Ballkani gjendet në vendin e dytë me 52 pikë, tetë më pak se Drita që prin, por që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Drenica gjendet në vendin e shtatë me 38 pikë, vetëm dy larg zonës së rrezikshme

Dueli tjetër është krejtësisht për mbijetesë, teksa Ferizaj do të jetë nikoqir i Dukagjinit.

Ferizajasit kanë rënë në vendin e parafundit me 33 pikë, kurse Dukagjini është i gjashti me 38 sosh.

Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 15:00. /Gazeta Express/