Dy klube rivale të Premier Ligës Angleze shprehin interes për mesfushorin Sandro Tonali.
Mesfushori Sandro Tonali ka rënë në syrin e dy gjigantëve të futbollit anglez.
Këto klube janë Manchester United dhe Manchester City, të cilët shprehin dëshirën për të përforcuar mesfushën e tyre me lojtarin e talentuar të Newcastle.
Në javët në vijim, do të qartësohet nëse realizimi i këtij transferimi është i mundur.
Deri më tani, Tonali ka regjistruar 47 paraqitje me “Laraskat” e Newcastle, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 7 asistime. (Burimi: IndeksOnline)
