Aksident tragjik në Ulqin: Ndërron jetë 17-vjeçari nga Malisheva pas rënies nga lartësia gjatë punës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Ulqin, ku një 17-vjeçar nga fshati Drenovc i Malishevës ka humbur jetën pas një aksidenti në vendin e punës.
Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se u rrëzua nga një skele gjatë orarit të punës, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Viktima është identifikuar me inicialet E.K, i cili kishte përfunduar maturën këtë vit.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet kompetente kanë nisur hetime për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
