Partnerja e Cruz Beckham ekspozon shenjën e operacionit në shpinë me një foto artistike

Jackie Apostel, partnerja e Cruz Beckham, ka publikuar një mesazh prekës në rrjetet sociale, në shenjë përkujtimi të dyvjetorit të një ndërhyrjeje të rëndësishme kirurgjikale në shtyllën kurrizore.

Artistja dhe kompozitorja shpërndau një fotografi artistike ku shfaqet pa bluzë, duke ekspozuar cikatriçen e madhe të ndërhyrjes në shpinën e saj. Përmes këtij postimi, ajo rikujtoi rrugëtimin e vështirë drejt shërimit dhe shprehu mirënjohje për forcën që e shoqëroi gjatë kësaj kohe.

Në përshkrimin e fotos, Apostel theksoi se operacioni i kishte ndryshuar jetën dhe se ndihet krenare për shenjën që mban, duke e konsideruar atë një simbol të qëndrueshmërisë dhe mbijetesës.

Postimi u prit me mijëra komente dhe përgjigje nga ndjekësit, të cilët e përgëzuan për guximin dhe sinqeritetin në ndarjen e përvojës së saj personale.

Jackie Apostel dhe Cruz Beckham e kanë bërë publike lidhjen e tyre gjatë vitit 2024 dhe që atëherë janë shfaqur së bashku në disa ngjarje publike, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe adhuruesve të familjes Beckham.