Guillermo Hoyos e ka nisur aventurën e tij te Inter Miami në mënyrë perfekte.
Në 8 ndeshjet e tij, ku fitoi 6, barazoi 1 edhe humbi 1, ai tregoi veten si një zgjedhje e duhur pas largimit të Mascheranos.
Teksa klubi kampion i MLS, ka vendosur t’i besojë atij drejtimin e skuadrës edhe përtej Botërorit, ku do të jetë deri në fund të këtij sezoni.
Inter Miami, aktualisht është e 2-ta në Konferencën Lindore dhe ka gjithsej 31 pikë./IndeksOnline/
