Përplasjet mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës kanë vazhduar edhe në ditën e tetë, duke u shtrirë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe fishekzjarre në drejtim të forcave të rendit, të cilat janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Portali IndeksOnline ka publikuar pamje nga këto përplasje, të cilat vijojnë edhe në orët e vona të mbrëmjes në kryeqytet.