Liverpooli po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit të Barcelonës, Gavi, në verën e vitit 2027.
Sipas burimeve nga “Sport FR”, klubi anglez e sheh 22-vjeçarin si një alternativë të mundshme për Alexis Mac Allister, kontrata e të cilit me Liverpoolin ende nuk është rinovuar.
Raportohet se Gavi ka humbur vendin e tij në formacionin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick, pas ardhjes së Rodrit në skuadrën katalanase.
Megjithatë, transferimi i mesfushorit spanjoll nuk pritet të jetë i lehtë, pasi kontrata e tij me Barcelonën është e vlefshme deri në vitin 2030.
Mbetet për t’u parë nëse Liverpooli do ta konkretizojë interesimin për Gavin, apo nëse mesfushori do të vazhdojë karrierën te Barcelona.
