Elvana Gjata me shpresë: “Hera e tretë mund të jetë Eurovizion!”

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes ëndrrën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi që këtë herë mund të jetë vendimtar.

Gjatë një interviste për kanalin italian në YouTube “Cult Pop”, në prag të koncertit të saj në Milano më 10 maj, artistja u përball me një pyetje direkte: “Eurovizion 2027?”. Një pyetje e thjeshtë që mori një përgjigje e cila ka ndezur menjëherë entuziazmin e fansave.

Elvana shpjegoi se Shqipëria zgjedh përfaqësuesin e saj përmes Festivalit të Këngës, një format që ajo e krahasoi me Festivalin e Këngës Sanremo. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte deklarata e saj optimiste: se tentativa e tretë mund të jetë ajo fatlumja.

Këngëtarja ka qenë dy herë pranë përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion, në edicionet e 58-të dhe 63-të të festivalit, duke synuar skenën evropiane për vitet 2020 dhe 2025. Megjithatë, në të dyja rastet ajo u rendit në vendin e dytë, pas Arilena Arës dhe grupit Shkodra Elektronike.

A do të jetë hera e tretë momenti i shumëpritur për Elvanën? Fansat tashmë po e presin me padurim këtë përgjigje.