Modelja Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj, i njohur si ish-partneri i Luana Vjollcës, janë në pritje të një djali. Lajmi u konfirmua së fundmi përmes pamjeve nga një ceremoni e veçantë, ajo e zbulimit të gjinisë së bebit, e organizuar në Sarandë.

Kjo ngjarje jo vetëm që zbuloi gjininë e bebit, por gjithashtu i dha fund spekulimeve të gjata rreth identitetit të babait të fëmijës, duke konfirmuar se ai është Krenar Çoçaj.

Thashethemet për një lidhje mes Demnerit dhe Çoçajt nisën verën e kaluar, pas publikimit të disa fotografive ku dyshja shihej bashkë në Ibiza. Afrimiteti i tyre i dukshëm atëherë ngriti dyshime të forta për një romancë të mundshme.

Deri më sot, as Endi Demneri dhe as Krenar Çoçaj nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike për këtë zhvillim të ri në jetën e tyre private.

Lidhja e tyre ka tërhequr vëmendje të shtuar, veçanërisht duke pasur parasysh se Krenar Çoçaj sapo i kishte dhënë fund një marrëdhënieje disa-vjeçare me moderatoren e njohur, Luana Vjollca.