Endrit Thaçi dhe Sami Lushtaku vizitojnë Jetullah Gecin në Llaushë për Kurban Bajram

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar sot përmes një postimi në Facebook se, së bashku me Sami Lushtakun, ka vizituar komandantin Jetullah Geci në Llaushë, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në postimin e tij, Thaçi thekson se komandanti Geci i priti me mikpritje dhe bujari. Ai gjithashtu uroi të gjithë besimtarët për festën, duke shprehur dëshira për shëndet dhe gëzime.

“Sot në Llaushë në këtë ditë feste, bashkë me kryetarin Lushtaku e vizituam axhin Jetullah për t’ia uruar Kurban Bajramin. Mikpritës e bujar si gjithmonë. Urime festa, me shëndet e gëzime për të gjithë!”, ka shkruar ai në Facebook.