Këngëtarja e njohur kosovare Era Istrefi ka ndezur atmosferën në London me një performancë elektrizuese që ka marrë vëmendjen e publikut.

E veshur me stil unik dhe plot energji, Era solli hitet e saj më të njohura, duke bërë që pjesëmarrësit të këndojë dhe kërcejnë pa ndalur, shkruan Indeksonline.

Ky event shënon një tjetër sukses për artisten shqiptare, e cila vazhdon të forcojë praninë e saj në skenën globale të muzikës.

Në rrjetet sociale, momentet nga performanca po bëhen virale, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga artistet më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare./Indeksonline/