Talenti kosovar që luan për Bayern Munchen, Erblin Osmani, zyrtarisht është pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, ai i hap rrugën karrierës së lavdishme për të qenë pjesë e “Dardanëve”, raporton IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, që pati mundësinë t’i jap Erblinit pasaportën.
“Kjo është edhe një dëshmi tjetër se talentët tanë po zgjedhin Kosovën dhe se e ardhmja e futbollit tonë është e ndritur!” shkroi Ajeti.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Nder i veçantë që sot ia dorëzova pasaportën e Republikës së Kosovës talentit tonë të Bayern München, Erblin Osmanit dhe gjithashtu të ndaj lajmin e madh për futbollin kosovar: Erblini do të luajë për Kosovën!
Mezi presim ta shohim talentin tonë me fanellën e Dardanëve dhe ta përfaqësojë Kosovën me krenari.
Faleminderit Presidentit Agim Ademi dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për angazhimin dhe përkushtimin.
Kjo është edhe një dëshmi tjetër se talentët tanë po zgjedhin Kosovën dhe se e ardhmja e futbollit tonë është e ndritur!
