**Debat i Ashpërsuar në Kuvend: Deputeti Rrahmani akuzon LVV-në dhe Listën Serbe për mungesë gjatë diskutimit për çmimet**

Në Kuvendin e Kosovës, një debat i ashpër u zhvillua mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, dhe nënkryetarit të Kuvendit, Ardian Gola. Shkëmbimi i fjalëve u përshkallëzua pasi Gola i ndërhyri deputetit Rrahmani gjatë fjalës së tij.

Rrahmani i kërkoi Golës të mos e ndërpresë dhe të mos ndërhyjë, duke theksuar se ishte një fakt i pamohueshëm mungesa e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Listës Serbe në sallë.

“Mungesa sot në prani për të diskutuar për çmimet, për jetën e qytetarëve, është mungesë edhe e LVV-së edhe e Listës Serbe. Shikoni pamjet… Mos ndërhyj, kur të flas mos më ndërhyj, merr fjalën!” – u shpreh Rrahmani. Ai vazhdoi duke akuzuar LVV-në edhe për votimin e Sllavko Simiqit.

Pas kësaj, nënkryetari Gola ia ndërpreu fjalën deputetit Rrahmani.