Sonte është dita më e rëndësishme e futbollit kosovar.
Kosova jonë, ka mundësinë të bëjë historinë në ndeshjen ndaj Turqisë, ku ëndërron ta prek Botërorin vetëm 10 vjet pasi që jemi anëtarësuar në UEFA dhe FIFA.
Mediumi i njohur botërorë, “ESPN” ka bërë parashikimin e saj për ndeshjen e sotme duke e parë Kosovën si fituese në “Fadil Vokrri”.
“Ekipi i Franco Fodas është i ri, i guximshëm dhe plot ritëm e energji. Lojtarët e Kosovës kanë aftësi të shokojnë një ekip turk të mbushur me talente të nivelit të lartë, përfshirë Arda Gulerin, Hakan Çalhanoglun dhe Kenan Yildizin. Turqia ka fituar dy ndeshjet e mëparshme dhe do të jetë favorite, por stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i shkëlqyeshëm të martën, dhe një atmosferë pasiononte mund të jetë në favor të Kosovës. Fitues: Kosova”, shkruan “ESPN”.
Ndeshja luhet në orën 20:45./IndeksOnline/
