Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, i cili deklaroi për televizionin BFM se incidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës.

Sipas tij, evakuimi u krye si masë parandaluese, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë për të verifikuar automjetin e dyshimtë.

Ministri bëri të ditur se gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë ushtarake, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Deri më tani, motivi i incidentit mbetet i paqartë dhe identiteti i personit të dyshuar nuk është bërë publik. /Panorama