Vetëm 2 orë e 45 minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes historike.

Kosova jonë, pret në stadiumin “Fadil Vokrri”, Turqinë me ndeshjen që premton të dhurojë dramë dhe spektakël.

Gjatë këtyre momenteve, FFK postoi një video nga zhveshtorja e “Dardanëve”, me fanellat blu që do të jenë ato që “Dardanët” do t’i veshin.

Kujtojmë se ndeshja luhet në orën 20:45./IndeksOnline/