**Fatmir Memaj (LDK): Nëndegët e Korishës sinjalizuan fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit**
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Memaj, ka deklaruar se nëndegët e rajonit të Korishës kanë sinjalizuar fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Memaj theksoi se qytetarët e shprehën mbështetjen për LDK-në me prezencë, vizion dhe vendosmëri.
Postimi i tij i plotë ishte: “Nëndegët e rajonit të Korishës sonte folën për fitoren e LDK-së më 7 qershor. Ato folën me prezencë, me vizion, me vendosmëri, dhe me kandidaturat e degës së Prizrenit do të përfaqësohemi denjësisht!”
