Fëmija që mbeti i lënduar si pasojë e zjarrit të madh që përfshiu katin e fundit të një ndërtese në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë, është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në gjendje stabile shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar për Kallxo.com drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili bëri të ditur se pas trajtimit fillestar në Emergjencë, fëmija është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.
“Është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për vazhdimin e trajtimit të mëtejmë”- ka deklaruar Syla.
