Ilir Ferati është deklaruar përpara mediave, lidhur me mbledhjen e sotme të LDK-së.
Sipas tij, përgjegjësia për formimin e institucioneve dhe zgjidhjen e ngërçit është te partia që mori më së shumti vota në zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas tij, në LDK nuk ka humbës dhe fitues, sakaq nuk ka asnjë figurë që mund të dalë mbi fuqinë e vullnetit të LDK-së,
Ai tha se po punojnë drejt gjetjes së zgjidhjes për situatën aktuale.
“Nuk mendoj se Vetëvendosja ka nevojë me mendu për punët tona. Ajo është partia fituese, e kryetari jonë ka deklaruar dje se i pezullon takimet me ta” tha Ferati.
