Fifi duket se e ka gjetur formulën e projekteve që mbërthejnë vëmendjen e publikut dhe nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ditë pushim.
Pas bashkëpunimit shumë të komentuar me modelen Oriola Marashi për këngën “Ujë”, një projekt që po ecën shkëlqyeshëm kudo, artistja po bëhet gati për lëvizjen e radhës. Këtë herë, pranë saj nuk do të shohim një tjetër emër nga bota e muzikës, por një figurë mjaft të dashur të ekranit tonë. B
ëhet fjalë pikërisht për gazetarin e njohur dhe gjysmëfinalistin e Big Brother VIP Albania 5, Shëndrit Lumi.
Fifi dhe Shëndriti njihen për një miqësi të ngushtë dhe shumë të sinqertë prej kohësh. Kjo afërsi natyrale dhe mbështetja e ndërsjellë i ka shtyrë ata të bëhen bashkë edhe në një dimension të ri.
Dyshja shfaqet me mjaft stil dhe krejtësisht komode pranë njëri-tjetrit në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, të shkrepura direkt nga sheshi i xhirimit.

Prive By Liberta Spahiu mëson se ai do të jetë protagonist dhe pjesë e rëndësishme e klipit të ri. Kjo këngë, e cila me shumë gjasë do të mbajë titullin intrigues “Melek”, pritet të sjellë një dinamikë krejt tjetër për publikun.
Mbetet vetëm të presim ditën e publikimit për të parë se çfarë kanë përgatitur dy miqtë e vjetër.
