Malisheva ka arritur një tjetër fitore historike në Conference League.
Në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues, Malisheva shënoi fitore në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ndaj skuadrës skoceze, Hibernian, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Nënkampioni i Kosovës e dominoi ndeshjen nga fillimi dhe gjeti golin në minutën e 21-të, me sulmuesin Kreshnik Uka.
Fitoren Malishevës ia siguroi Valmir Nafiu, i cili shënoi golin e dytë, në minutën e 90-të.
Ky rezultat është shumë i mirë, ku Malisheva shpreson për kualifikim në raundin tjetër, derisa javën e ardhshme udhëton drejt Skocisë, ku do të luaj ndeshjen kthyese ndaj Hibernians, me datë 30 korrik./IndeksOnline/
