Një zjarr ka rënë në një pallat në rrugën Transballkanike në Vlorë, duke përfshirë një banesë në katin e tretë dhe duke shkaktuar alarm te banorët.
Për shkak të flakëve dhe tymit të dendur, banorët janë detyruar të largohen menjëherë nga ndërtesa për të shmangur rrezikun.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë ekipet e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij, raporton mediat shqiptare.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit ende nuk dihen.
