Dyqanet në Champs-Elysee të Parisit u barrikaduan më 29 maj, teksa pronarët e bizneseve morën masa paraprake kundër plaçkitjeve dhe trazirave të mundshme.
Këto masa u ndërmorën përpara finales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s midis Paris Saint-Germain dhe Arsenalit, raporton TRT World, transmeton IndeksOnline.
Vitrinat e dyqaneve u mbuluan me barriera mbrojtëse, për shkak të shqetësimeve të sigurisë të lidhura me ndeshjen shumë të pritur, e cila pritet të tërheqë turma të mëdha në të gjithë kryeqytetin francez.





Autoritetet franceze kanë njoftuar një operacion të madh sigurie, me mijëra oficerë policie që do të vendosen në të gjithë Parisin për të parandaluar trazirat dhe përplasjet e mundshme.
Finalja e Ligës së Kampionëve midis PSG dhe Arsenalit zhvillohet sot, me fillim nga ora 18:00./IndeksOnline/
