Enver Hoxhaj: “Fryma për ndryshim ka nisur” – Tubime elektorale në Viti, Gjilan dhe Kamenicë
Enver Hoxhaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka vijuar aktivitetet e tij elektorale në rajonin e Anamoravës. Ai ka zhvilluar tubime dhe takime me qytetarë në komunat e Vitisë, Gjilanit dhe Kamenicës.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Hoxhaj ka shpërndarë pamje nga këto tubime, duke falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre gjatë fushatës.
“Vitia, Gjilani e Kamenica treguan sonte se fryma për ndryshim tashmë ka nisur. Faleminderit për mbështetjen dhe respektin në çdo takim”, ka shkruar Hoxhaj.
Fotografitë dhe videot e shpërndara nga kandidati tregojnë një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe një atmosferë festive gjatë tubimeve të zhvilluara në këto tri komuna.
