FSHF zyrtarizon largimin e Sylvinhos, emëron Rolando Maran si trajner të ri

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka zyrtarizuar sot largimin e trajnerit Sylvinho. Gjatë një konference për shtyp, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, konfirmoi gjithashtu emrin e pasardhësit.

Vendin e Sylvinhos do ta zëvendësojë trajneri i njohur italian, Rolando Maran. Maran ka drejtuar disa skuadra të njohura në Itali, përfshirë edhe Genoan.