Ministria e Mbrojtjes ka dhënë kontratën për furnizim me barna mjekësore për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e saj është 219 mijë e 283.35 euro, ndërsa operatori ekonomik fitues është “MATKOS PHARM” SH.P.K. nga Prishtina, shkruan IndeksOnline.
Në këtë procedurë të prokurimit kanë qenë të pranuara gjithsej katër tenderë, ndërsa kontrata i është dhënë operatorit me tenderin e përgjegjshëm me çmimin më të ulët. Tenderi më i lartë i përgjegjshëm ishte në vlerën 268 mijë e 742.77 euro.
Vlera e parashikuar fillimisht nga Ministria e Mbrojtjes për këtë kontratë ishte 275 mijë euro. Kontrata është planifikuar të nënshkruhet më 14 shtator 2026, ndërsa marrëveshja kornizë ka kohëzgjatje prej 36 muajsh.
Sipas dokumentit të prokurimit, furnizimi me barna synon të kontribuojë në rritjen e operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave, në përputhje me misionin e FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes./IndeksOnline/
