**Ganimete Musliu ndërpret Albin Kurtin duke i hequr mikrofonin në foltore**
Gjatë fjalës së kryeministrit Albin Kurti, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kryer një akt proteste.
Ajo shkoi te foltorja dhe ia largoi mikrofonin kreut të Qeverisë.
Musliu iu drejtua Kurtit me fjalët: “Kthehu në temë, kryeministër, sepse ke pasur katër vjet për të qeverisur dhe nuk ke realizuar asnjë projekt.”
Më pas, ajo vazhdoi: “Kthehu në temë e mos na shit përralla. Kthehu në temë, thirre kabinetin qeveritar këtu, edhe ti i nderuar mbaje rendin! Mbaje rendin!”
Musliu e përmbylli ndërhyrjen e saj duke thënë: “Kryeministër, kthehu në temë. Nëse nuk kthehesh për të folur për naftë, nuk do të flasësh.”
