Albin Kurti insiston te kandidatura e Feride Rushitit për Presidente, teksa Kuvendi mblidhet për votim

Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit pritet të nisë në orën 23:00. Kjo mbledhje u njoftua nga Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, gjatë seancës së mbajtur në orën 19:00, si dhe në konferencën për shtyp të kryeministrit Albin Kurti.

Mbledhja zhvillohet në orët e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. Kandidatet e propozuara për postin e Presidentit janë Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që të propozonte një kandidat/e, me synimin që në votimin e fshehtë të zgjidhej kandidatja e lëvizjes Vetëvendosje.