Gazetari Mentor Gjergjaj zgjidhet kryetar i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK).

Gjergjaj, i cili është kryeredaktor dhe bashkëthemelues i portalit online Reporteri.net, do ta udhëheqë KMShK-në për një mandat njëvjeçar.

Ai ka shërbyer më parë si anëtar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe ka punuar si gazetar në Gazetën Express.