DJ Gimbo ka njoftuar publikimin e projektit të tij më të ri, i cili mbart një rëndësi të veçantë për rrugëtimin e tij të fundit televiziv. Bëhet fjalë për remiksin e këngës “Dj” nga Rezarta Shkurta, një hit i njohur i muzikës tonë para 20 viteve.
Kjo këngë mori një vëmendje të dytë dhe u kthye sërish në një fenomen gjatë qëndrimit të Gimbo-s dhe Selin në Big Brother VIP Albania, duke u shndërruar në një farë mënyre në kolonën zanore të dyshes përgjatë ditëve të tyre brenda shtëpisë.
Tani, ata kanë vendosur ta përjetësojnë këtë moment me një videoklip të mirëfilltë. Projekti pritet të publikohet më datë 5 qershor, ndërsa Gimbo ka ndarë disa pamje nga xhirimet në rrjetet sociale.
Protagoniste në këtë klip është pikërisht partnerja e tij dhe fituesja e edicionit të pestë të BBVA, Selin.
Zgjedhja për të risjellë këtë këngë vjen pas një periudhe me interes të lartë për jetën e tyre pas daljes nga formati. Tani mbetet vetëm publikimi i plotë për të parë dhe dëgjuar versionin final të këtij remiksi nostalgjik.
A post shared by Gëzim Blakaj (@dj.gimb0)
