Një grua është gjetur e pajetë të premtën në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 11 shtator, rreth orës 19:57, ku është njoftuar se një person i gjinisë femërore ishte i shtrirë në tokë.
Njësitë relevante të Policisë, së bashku me ekipet mjekësore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Fushë Kosovë, 11.09.2026-19:57. Polica është njoftuar se një person femër kosovare është e shtrirë në tokë, njësitë relevante duke përfshirë edhe ato mjekësore kanë dal në vendngjarje të cilët kanë konstatuar se vdekjen e viktimës. Trupi i pajete është dërguar ne IML”, thuhet në njoftim.
